Latina, Itali | Z. Ali Hoxha, me moshë 22 vjeç, ishte duke drejtuar automjetin e tij nën efektin e drogës dhe alkoolit, teksa me të udhëtonin bashkëshortja e tij, Mariagracia (Mariagrazia) Bedin, me moshë 24 vjeçe, djali i tij i sapo lindur dhe motra e tij.
Për shkak edhe të shpejtësisë, drogës dhe alkoolit automjeti u përmbys disa herë.
Bashkëshortja e tij vdiq në vend, ndërsa foshnja është në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai dhe e motra e tij janë gjithashtu në spital, por në gjendje jo të keqe shëndetësore.
Z. Hoxha u vu nën akuzë penale nga autoriteteit italiane të hetimit penal.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Комментарии