top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ITALI: ALARM NË AEROPORTE PËR SHKAK TË SËMUNDJES MISTERIOZE QË KA SHKATUAR 80 TË VDEKUR.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Romë, Itali | Autoritetet kompetente shëndetësore italiane kanë vendosur të rrisin kontrollet në aeroportet e vendit, ndaj pasagjerëve që vijnë nga Republika Demokratike e Kongos.

 

Siç raporton shtypi italian, në këtë fazë nuk ka alarm, por ka shqetësim.

 

Shkak për vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë italiane është bërë sëmundja misterioze e cila është regjistruar në vendin afrikan dhe e cila brenda një muaji ka shkaktuar të paktën 80 vdekje.

 

Profesori italian i Shëndetit Publik, Zhovani (Giovanni) Rezza, theksoi se kjo sëmundje e veçantë i ngjan, në një farë mase, etheve hemorragjike, por edhe me simptoma qartësisht të ndryshme.

 

Shumica e pacientëve që kanë vdekur nga kjo sëmundje janë nën moshën 18 vjeç dhe simptomat përfshijnë gulçim të rëndë, ethe, anemi dhe kollë.

 

Sipas epidemiologut italian Roberto Burioni, në të njëjtën kohë, ka shumë mundësi që të jetë një virus.

 

Megjithatë, në këtë fazë, raste të sëmundjes janë regjistruar vetëm në një zonë që ndodhet 700 kilometra në juglindje të kryeqytetit kongolez, Kinshasa.

 

Më në fund priten rezultate vendimtare nga analizat mikrobiologjike të kryera në një laborator në Kinshasa, për të vërtetuar nëse bëhet fjalë për baktere meningokokale, ethe hemorragjike, ndonjë formë gripi apo një sëmundje e re.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page