ISTOG | U PROCEDUA PENALISHT FISNIK BEKTESHI: PËRPJEKJE PËR TË FUTUR DROGËRA NË BURGUN E DUBRAVËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 8
- 1 min read

Qendrën Korrektuese Dubravë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan penalisht në gjendje të lirë:
1- Z. Fisnik Bekteshi, me moshë 25 vjeç.
Ai u kap në Qendrën Korrektuese të Dubravës në përpjekje për të futur drogëra brenda saj.
Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- 0.4 gramë kakainë.
2- 0.3 gramë hashash.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake në gjendje të lirë për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios