San Torini (Thira), Greqi | Detaje të reja u botuan në lidhje me ngjarjen kriminale të ndodhur në ishullin e San Torinit (Thira) të Greqisë, ku znj. Hatixhe Shanko, me origjinë nga Fieri, me moshë 63 vjeçe, ra pre e një mashtrimi, duke i dorëzuar disa qytetarëve bullgarë 98500 euro.
Znj. Shanko ka denoncuar në policinë e Thirës se kishte marrë një telefonatë me numër të fshehtë nga një qytetare cila iu prezantua si punonjëse e Policisë Helenike, sipas të cilës, djali i znj. Shanko, me moshë 39 vjeç, ishte përfshirë në një aksident rrugor dhe për këtë duhet të paguante rreth 98 mijë euro.
Shumën e të hollave znj. Shanko duhet t’a linte pranë një kazani mbeturinash, në rrugën “25 Marsi” 303.
Pas hetimeve të kryera autoritetet greke të hetimit penal identifikuan 4 autorët e përfshirë në mashtrim.
Ata janë:
1- Z. Nedyalko Vasilev 27 vjeç,
2- Z. Borislav Bozhanov 34 vjeç.
3- Znj. Vesela Shtiliyanova, 29 vjeç.
4- Znj. Stela Vasileva 24 vjeç (të gjithë qytetarë bullgarë).
Përmes këqyrjes së kamerave të sigurisë, autoritetet greke identifikuan si marrës së çantës me para z. Vasilev, ndërsa të tjerët si bashkëpunëtorë në organizimin e mashtrimit.
Sipas autoriteteve greke telefonatën e ka kryer znj. Shtiliyanova duke pretenduar si biri i viktimës kishte shkaktuar aksident automobilistik me pasojë vdekje.
Në rolin e këtij të fundit ka qenë z. Bozhanov, i cili, në telefon ka qarë duke i kërkuar “nënës” së tij shumën e parave.
Z. Vasilev dorëzoi te autoritetet greke shumën prej 98500 eurosh, e cila, më pas i është këthyer viktimës, znj. Shanko.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments