top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISHULLI MIKONOS: U ARRESTUAN KADRI DUZHA NGA CËRRIKU DHE BESNIK GJINI | TREGTARË PAKICE DROGËRASH.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Ishulli Mikonos, Greqi | Strukturat e Policisë greke arrestuan:

1- Z. Kadri Duzha, me moshë 22 vjeç nga Cërriku.

2- Z. Besnik Gjini, me moshë 43 vjeç, banues në ishullin e Mikonosit.

 

Në kërkim policor u shpall edhe një tjetër i dyshuar për të cilin autoritetet greke të hetimit penal zotërojnë vetëm numrin grek të telefonit.

 

Ata akuzohen si tregtare pakice lëndësh narkotike në ishullin e Mikonosit.

 

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesave atyre iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues rreth:

1- 14 gram marijuana.

2- 30 gram kokainë.

3- 10 gram 2-CB.

4- 12.5 gram MDMA.

5- 21 tableta Ecstasy.

6- 3 telefona të lëvizshëm (celularë).

7- 1644 €.

8- 2 motocikleta të marra me qira.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page