ISHULLI MIKONOS; GREQI | U ARRESTUAN EUGLEND DUMI NGA FSHATI VAQARR I TIRANËS; SPIRO LILA NGA GRAMSHI; ROLAND ALLKA NGA GRAMSHI || TREGTARË DROGËRASH.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 9
- 1 min read

Ishulli i Mikonosit, Greqi | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Spiro Lila, me moshë 30 vjeç, nga Gramshi (i shpallur në kërkim policor nga Prokuroria e Posaçme, i akuzuar për trafik ndërkombëtar drogërash dhe përfshirje në një grup të strukturuar kriminal të goditur në Sarandë në vitin 2019).
2- Z. Roland Allka, me moshë 33 vjeç, nga Gramshi.
3- Z. Euglend Dumi, me moshë 36 vjeç, nga fshati Vaqarr, Tiranë.
Gjatë operacionit policor u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- 932.2 gramë kokainë.
2- 7 gramë kokainë rozë.
3- 899 gramë hashash.
4- 1.4 gramë metamfetaminë kristalore.
5- 93 tableta narkotike.
6- 5060 € të thata (kesh).
7- 1- Një armë zjarri
8- Municion luftarak (10 fishekë).
9- Një armë e ftohtë (thikë).
10- Një automjet.
11- Një motoçikletë.
12- Tre peshore elektronike.
13- Katër aparate telefonikë të lëvizshëm.
Ata ishin të përfshirë në tregtim drogërash që në muajin maj të vitit 2025.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments