ISHUJT KUK (ME 17 MIJË BANORË) NËNSHKRUAN PARTNERITET STRATEGJIK ME KINËN | “PLANIN E VEPRIMIT PËR NJË PARTNERITET GJITHËPËRFSHIRËS STRATEGJIK”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 4
- 1 min read

Wellington | Ishujt Kuk kanë njoftuar nënshkrimin e një partneriteti strategjik me Kinën, por thonë se ai nuk është një zëvendësues për marrëdhëniet me fqinjët e tij në Paqësor, një rajon ku Pekini po zgjeron ndikimin e tij.
Kryeministri i arkipelagut të vogël me 17000 banorë, Mark Braun (Brown), përfundoi para do kohësh një vizitë pesë-ditore në Kinë, ku u takua me homologun e tij Li Çiang (Qiang).
“Marrëveshja mbulon fushat në përputhje me interesat tona kombëtare dhe qëllimet afatgjata të zhvillimit”, tha z. Brown në një deklaratë, duke zbuluar “Planin e Veprimit për një Partneritet Gjithëpërfshirës Strategjik”.
Ishujt Solomon dhe Kiribati janë marrës të tjerë kryesorë të ndihmës kineze në rajon.
Kryeministri Braun (Brown) tha se partneriteti i Ishujve Kuk me Pekinin mbulon tregtinë, investimet, oqeanografinë, infrastrukturën dhe transportin, duke shtuar se detajet do të njoftohen në ditët në vijim.
“Marrëdhënia dhe angazhimi ynë me Kinën plotëson, jo zëvendëson, marrëdhëniet tona të gjata me Zelandën e Re dhe shumë partnerë të tjerë dypalësh, rajonalë dhe shumëpalësh”, tha ai.
Arkipelagu ka një marrëveshje shoqërimi të lirë me Uellington, e cila, ofron mbështetje financiare dhe ndihmë në punët e jashtme dhe mbrojtjen.
Edhe diplomacia e Zelandës së Re kishte shprehur shqetësimin e saj përpara vizitës së kryeministrit Braun (Brown) në Kinë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments