Uashington, Amerikë | Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Melania Tramp shkëputet me republikanët dhe pranon se është një mbështetëse e pasionuar e të drejtave të grave për të vendosur për trupin e tyre, duke përfshirë abortin.
Zbulimi gjendet në kujtimet e ish-Zonjës së Parë, të cilat, do të botohen muajin e ardhshëm dhe të cilave enti mediatik britanik Rojatri (The Guardian) u parashikon disa nga përmbajtjet.
“Është e domosdoshme të sigurohet që gratë të kenë autonominë për të vendosur nëse do të kenë fëmijë bazuar në bindjet e tyre dhe të lira nga çdo ndërhyrje apo presion qeveritar”, shkruan ish-Zonja e Parë Melania Tramp, duke hyrë në një nga temat kryesore të fushatës së zgjedhjeve, në të cilën, bashkëshorti i saj, “kërcënon” të drejtat e grave.
“Pse dikush duhet të ketë fuqinë për të përcaktuar se çfarë mund të bëjë një grua me trupin e saj? E drejta themelore e një gruaje për lirinë individuale i jep asaj autoritetin për të ndërprerë shtatzëninë nëse dëshiron”, tha ish-Zonja e Parë Melania Tramp.
“Të kufizosh të drejtën e një gruaje për të zgjedhur nëse do të ndërpresë një shtatzëni të padëshiruar është e barabartë me mohimin e kontrollit të saj mbi trupin e saj. Këtë besim e kam mbajtur me vete gjatë gjithë jetës sime të rritur”, thekson ish-Zonja e Parë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments