top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISH-SENATORI AMERIKAN I MAJTË BOB MENENDEZ U DËNUA ME 11 VJET BURG PASI ISHTE NË QENDËR TË NJË SKEME TË GUXIMSHME DHE SHUMËVJEÇARE TË RYSHFETIT NDËRKOMBËTAR | QAU NË SALLËN E GJYQIT NGA TURPI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 31
  • 5 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Z. Bob Menendez, ish-senatori i turpëruar i Xhersit të Ri, i cili, dikur ishte një nga demokratët më të fuqishëm në Uashington, u dënua të mërkurën me 11 vjet burg pasi ishte në qendër të një skeme të guximshme dhe shumëvjeçare të ryshfetit ndërkombëtar.

 

Salla e gjyqit në Manhatanin e poshtëm ishte e mbushur plot, por e heshtur pasi gjykatësi vendosi një nga dënimet më të gjata të lëshuara ndonjëherë për një zyrtar federal në Shtetet e Bashkuara.

 

Ishit të suksesshëm, të fuqishëm”, tha gjykatësi, Sidney H. Stein i Gjykatës së Qarkut të SHBA, përpara se të shpallte dënimin. “Ju qëndruat në kulmin e sistemit tonë politik. Diku gjatë rrugës – nuk e di se ku ishte - e humbe rrugën”, shtoi ai.

 

Z. Menendez, një orator i aftë i njohur për qëndrimin e tij në katin e Senatit, qau me ndërprerje ndërsa i drejtohej gjykatës përpara se të shpallej dënimi penal.

 

Ai ka thënë se kishte planifikuar të apelonte vendimin e fajësisë së juries.

 

Çdo ditë që jam zgjuar është një dënim”, tha z. Menendez, me moshë 71 vjeç.

 

Unë kërkoj nga ju që ta zbutni shpatën tuaj të drejtësisë me mëshirën e një detyre të përjetshme”, i tha ai gjyqtarit.

 

Motra e tij dhe të dy fëmijët e tij  - Elishë (Alicia) Menendez, një spikere në rrjetin e lajmeve MSNBC, dhe deputeti Rab (Rob) Menendez, një demokrat që po kryen mandatin e tij të dytë në Kongres – u ulën drejtpërdrejt pas tij, në rreshtin e parë të një galerie të mbushur plot me sallën e gjyqit.

 

RËNIA E Z. BOB MENENDEZ KA QENË E PJERRËT DHE E SHPEJTË.

Ai dha dorëheqjen nga Senati në muajin gusht pasi një juri në Manhattan e dënoi atë për tregtimin e pushtetit të tij politik me kartëmonedha prej 100 dollarësh, lingota ari dhe një Mercedes-Benz kabriolet (të konvertueshëm).

 

Kur ai u padit 16 muaj më parë, z. Menendez shërbeu si kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, një nga pozitat më të fuqishme në Uashington.

 

Roli i dha atij ndikim të madh mbi ndihmën e huaj ushtarake dhe politikën ndërkombëtare.

 

Prokurorët për Distriktin Jugor të Jorkut theksuan mënyrat e shumta në të cilat z. Menendez e përdori atë pushtet gjatë një gjyqi nëntë-javor gjatë verës.

 

Z. poll (Paul) Monteleoni, një nga prokurorët, tha se një dënim i gjatë burgimi ishte i garantuar në përgjigje të krimeve që përbënin një shkelje vërtet të rëndë besimi.

 

Ai i la shkeljet e tij të errësojnë të mirat që bëri”, tha prokurori Monteleoni.

 

Ai besonte se pushteti që zotëronte i përkiste atij”, shtoi prokurori Monteleoni.

 

Z. Menendez u shpall fajtor në muajin korrik për të 16 akuzat me të cilat u përball, duke përfshirë ryshfet, zhvatje, mashtrim me shërbime të ndershme, pengim të drejtësisë, konspiracion dhe veprim si agjent për Egjiptin.

 

Kur juria shpalli vendimin e saj, z. Menendez, djali i emigrantëve nga Kuba, u bë senatori i parë amerikan i dënuar ndonjëherë për veprim si agjent i një fuqie të huaj.

 

Prokurorët federalë në Manhatan, të cilët, e përshkruan sjelljen e z. Menendez si ndoshta më të rëndat për të cilat një senator amerikan është dënuar në historinë e republikës, i kishin kërkuar gjyqtarit Stein të shqiptonte një dënim prej të paktën 15 vitesh heqje lirie.

 

Avokatët e z. Menendez, duke përmendur edukimin e tij të vështirë, jetën e shërbimit dhe përkushtimin ndaj familjes së tij, fillimisht kërkuan një mandat jo më shumë se 27 muaj, me të paktën dy vjet shërbim rigoroz në komunitet.

 

Të mërkurën, megjithatë, z. Edm Fi (Adam Fee), një nga avokatët e tij, e përshtati atë rekomandim dhe në vend të kësaj i kërkoi gjyqtarit Stein të vendoste një dënim jo më shumë se tetë vjet burg.

 

Nëse momentet tona më të këqija do të na përcaktonin dhe do të vinin në hije çfarëdo dritë tjetër që kishim nxjerrë në botë, shumë prej nesh, përfshirë mua, nuk do të ishim këtu sot”, tha avokati Fi (Fee), duke vënë në dukje atë që ai e quajti jetën e shërbimit të jashtëzakonshëm publik të z. Menendez.

 

Avokati Fi (Fee) shënoi kategoritë e kriminelëve të dënuar për krime të rënda të dhunshme, duke i përshkruar ata si individë të pashpirt, të ngurtësuar, për të cilët, një dënim më shumë se 10 vjet mund t'i përshtatet krimeve.

 

Bobi - tha avokati Fi (Fee), është në skajin e kundërt të spektrit”.

 

Një dënim prej 10 vjetësh ose më shumë - tha z. Fi (Fee), do ta pengonte z. Menendez të vuante dënimin në një burg të sigurisë minimale dhe do ta ekspozonte atë ndaj një rreziku dramatikisht më të lartë rreziku, frikësimi, kërcënimi, ngacmimi dhe dhune.

 

Dëshmia dhe provat e paraqitura në gjyq paraqisnin z. Menendez dhe gruan e tij, znj. Nadine Menendez, si komplotues gjatë darkave të fshehta dhe në telefonata të koduara në një skemë që kishte për qëllim kryesisht rritjen e ndihmës së SHBA-së për Egjiptin dhe ndihmën e tre biznesmenëve të Xhersit të Ri, të cilët, u akuzuan penalisht gjithashtu.

 

Krimet e të pandehurve përbëjnë një përpjekje të jashtëzakonshme, në nivelet më të larta të degës legjislative, për të korruptuar fuqitë kryesore sovrane të vendit mbi marrëdhëniet me jashtë dhe zbatimin e ligjit”, i shkroi gjyqtari Stein.

 

Këtë javë, avokatët e ish-senatorit, duke thënë se çështja paraqiste pyetje të vështira të apelit, i kërkuan gjyqtarit Stein të lejonte që z. Menendez të qëndronte i lirë në pritje të apelit të tij.

 

Dy nga bashkë-pandehurit e z. Menendez - Wael Hana dhe Fred Daibes - u dënuan gjithashtu të mërkurën.

 

Z. Daibes mori një dënim me shtatë vjet burg dhe një gjobë prej 1.75 milion dollarësh.

 

Z. Hana u dënua me pak më shumë se tetë vjet burg dhe gjobë 1.3 milionë dollarësh.

 

Një i pandehur i katërt, biznesmeni Jose Uribe, u deklarua fajtor vitin e kaluar dhe u bë një dëshmitar kundër senatorit në gjyq. Ai do të dënohet në muajin prill.

 

Znj. Nadine Menendez, 57 vjeçe, do të gjykohej me bashkëshortin e saj, por gjyqi i saj u shty nga gjyqtari pasi avokatët e saj thanë se ajo do t'i nënshtrohej trajtimit për kancerin e gjirit.

 

Znj. Menendez, e cila, u deklarua e pafajshëme dhe nuk u paraqit në gjykatë të mërkurën, tani është caktuar për gjykim më 18 mars 2025.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page