
Londër, Britani e Madhe | Ish-punonjësi i Policisë së Shtetit Igli Ajazi u dënua nga një gjykatë britanike.
Ai u akuzua se së bashku me anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal ishin të përfshirë në shkelje penale që lidhen me narkotikët.
Ai refuzoi të zbulonte kodin “PIN” të telefonit të tij, por kur policia e aksesoi atë duke përdorur pajisjen për njohjen e fytyrës, atje gjetën mesazhe dhe video në lidhje me një operacion në shkallë të gjerë të rritjes së hashashit në Londër, si dhe video të abuzimit seksual të fëmijëve dhe kafshëve.
Gjithashtu në telefon ishin gjashtë video që tregonin abuzimin seksual të fëmijëve, që përfshinin fëmijë vetëm një vjeç, por edhe 24 video që tregonin burra dhe gra duke bërë seks me kafshë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments