ISH-PRESIDENTI ARGJENTINAS FERNANDEZ MOHON DHUNËN NDAJ GRUAS SË TIJ | SYRI I NXIRË IU SHKAKTUA NGA TRAJTIMI ESTETIK KUNDËR RRUDHAVE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 12, 2024
- 1 min read
Buenos, Arises, Argjentinë | Ish-presidenti i Argjentinës, Alberto Fernández, mohoi akuzën për dhunë në familje ndaj ish-zonjës së parë Fabiola Janez (Yañez): duke folur me gazetarin Horasio verbitski (Horacio Verbitsky), ai deklaroi se syri i zi që znj. Janez (Yañez) tregoi në një foto për të demonstruar sulmin fizkik ndaj saj ishte provokuar nga një trajtim bukurie kundër rrudhave.
Në intervistën, e cila ende nuk është botuar e plotë, ish-presidenti progresist pohoi gjithashtu se znj. Janez (Yañez) iu nënshtrua trajtimit të fertilitetit për të provuar pafajësinë e saj.
“Nëse unë jam abuzues, pse ajo iu nënshtrua trajtimit të fertilitetit për të pasur një fëmijë?”, tha z. Fernández për uebsajtin “El Cohete a La Luna”.
Ish-presidenti gjithashtu i ka mohuar akuzat në një deklaratë në rrjetet sociale, duke thënë: “Do të paraqes prova dhe dëshmi që do të tregojnë se çfarë ka ndodhur realisht”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments