Brasilia, Brazil | Ish-presidenti brazilian i krahut të djathtë, Jair Bolsonaro, ka thirrur një demonstratë të re në Shën Pal (Sao Paulo), për pasditen e 7 shtatorit 2024, ditës së pavarësisë së Brazilit.
Gjatë ngjarjes që do të mbahet në Bulevardin Palist (Paulista Avenue) - nën drejtimin e pastorit ungjillor Silas Malafaia - do të kërkohet shkarkimi i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Aleksandre (Alexandre) de Moraes, dhe amnisti për pjesëmarrësit në sulmet në Brasilia, në muajin janar të vitit 2023.
Ish-presidenti Bolsonaro, në një video, e përshkroi marshimin si një demonstrim të madh në mbrojtje të demokracisë dhe lirisë, duke u kërkuar mbështetësve të tij që të mos marrin pjesë në ngjarjet e 7 shtatorit 2024 të promovuara nga qeveria e majtë e presidentit Lula.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios