Romë, Itali | Varri i politikanit komunist Enriko (Enrico) Berlinguer u përdhos sërish.
“Është hera e tretë në më pak se dy muaj. Është e qartë se ky nuk është një gjest individual, por një akt politik”, tha z. Nikola (Nicola) Fratoianni nga Alleanza Verdi Sinistra.
“A ka mundësi që askush të mos u sigururohej që kjo masakër të mos përsëritej? Tani që të mos përsëritet dhe të identifikohen dhe ndëshkohen përgjegjësit – vijon ai – presim që autoritetet të marrin masa të menjëhershme.
Për këtë arsye unë do t'i paraqes një pyetje parlamentare Ministrit të Brendshëm”, tha ai.
“Kujtimi dhe testamenti politik i Enriko Berlinguerit - përfundon z. Fratoianni - nuk mund të gërvishtet kurrë, sepse ato jetojnë në zemrat e popullit italian.”
Fëmijët e z. Berlinguer: “Përdhosja e varrit ishte një gjest politik.
Për të tretën herë në harkun kohor të dy muajve u përdhos varri i babait tonë, në varrezat e Prima Porta, gjashtë ditë pas përvjetorit të vdekjes së tij.
Veprimi frikacak i disa të poshtërve tregon se nuk është vepër e një person i çmendur, por më tepër i një gjesti me përmbajtje të qartë politike.”
Mund ta lexojmë në një mesazh të nënshkruar nga Bianka (Bianca), Maria, Marko (Marco) dhe Laura Berlinguer, në profilin e Biankës në Facebook.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments