
Jeruzalem, Izrael | Ish-ministri izraelit dhe figura e ekstremit të djathtë Itamar Ben Gvir ka bërë thirrje për rifillimin e luftës kundër Hamasit në Gaza, pasi njoftoi shtyrjen e shkëmbimit të ardhshëm të të burgosurve.
“Izraeli duhet të kryejë një sulm masiv në Gaza, nga ajri dhe nga toka, së bashku me një bllokadë të plotë të ndihmës humanitare për Rripin, duke përfshirë energjinë elektrike, karburantin dhe ujin, dhe duke përfshirë bombardimin e ndihmave që tashmë janë dorëzuar dhe janë në duart e Hamasit”, tha ai në rrjetin social virtual Iks (X).
“Ne duhet të kthehemi në luftë dhe të shkatërrojmë”, tha ai.
Partia e z. Ben Gvir u largua nga qeveria për të protestuar kundër marrëveshjes së armëpushimit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments