top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISH-KRYEMINISTRI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË SALI BERISHA ËSHTË THIRRUR TË MËRKURËN NË PROKURORINË E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR (SPAK).

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Ish-kryeministri i Republikës së Shqipërisë Sali Berisha është thirrur të mërkurën në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të nënshkruar mbylljen e hetimeve për dosjen penale të emërtuar rëndom si “Partizani”.

 

Z. Berisha dhe dhëndri i tij, z. Jamarbër Malltezi, por edhe disa subjekte të tjerë, janë marrë si të pandehur në lidhje me këtë çështje penale.

 

Më 11 shtator 2024 SPAK-u mbylli hetimet penale të karakterit paraprak dhe njoftoi akuzat penale për z. Berisha, dhe dhëndrin e tij, z. Malltezi, të akuzuar për korrupsion.

 

Z. Berisha është në hetim penal paraprak si i dyshuar për shkelje penale që përfshihen në konceptin penal të “korrupsionit pasiv”.

 

Së bashku me të, nën hetim penal është edhe dhëndri i tij, z. Jamarbër Malltezi.

 

Ai akuzohet nga SPAK-u se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

 

Si z. Berisha ashtu edhe z. Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat penale të ngritura kundër tyre dhe e kanë cilësuar dhe denoncuar hetimin penal paraprak që po kryhet ndaj tyre si të orkestruar nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama.

 

Z. Berisha dhe mbështetësit e tij politikë e kanë cilësuar hetimin penal paraprak edhe si përpjekje për asgjësimin e opozitës (të cilën, ata pretendojnë se e përfaqësojnë ekzkluzivisht).

 

Nën hetim penal të karakterit paraprak është edhe sipërmarrësi tregtar Fatmir Bektashi, të cilit iu komunikua akuza penale e “korrupsionit aktiv” dhe “pastrimit të parave”.

 

Akuza penale e “pastrimit të parave” iu komunikua edhe z. Xhimi Begeja dhe financieres Andia Pustina.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page