top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISH-KRYEINSPEKTORI I INSPEKTORIATIT TË MBROJTJES SË TERRITORIT NË BASHKINË E ELBASANIT ANDRI MEHJA U VETËDORËZUA NË PIKËN E KALIMIT KUFITAR KAPSHTICË: SPAK E AKUZON PËR KORRUPSION.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

PKK Kapshticë, Korçë | Z. Andri Mehja, u vetëdorëzua në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë.

 

Ai ushtronte funskionin e kryeinspektorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, në bashkinë e Elbasanit.

 

Në muajin prill u shpall në kërkim policor nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

 

Rasti kriminal i këtij personi fillimisht është ndjekur dhe investiguar nga një emision investigativ, ndërsa më pas, çështja është rregjistruar nga prokuroria e Elbasanit, ku u proceduan me masën e sigurisë “arrest në burg” kryeinspektori i IMT-së, Andri Mehja dhe inspektori Bardhyl Qehja.

 

Inspektori dhe kryeinspektori i kanë kërkuar 2.5 milion lekë të vjetra një qytetari, i cili veç problemeve ekonomike ka problem shëndetësore dhe me njërin nga fëmijët.

 

Qëllimi i marrjes së lekëve, ka qenë në këmbim të mos prishjes së një objekti pa lejë, të ndërtuar nga denoncuesi më qëllim strehimin e familjes.

 

Për shkak të shumës së korrupsionit prej 2.3 milion lekë të vjetra, dosja i kaloi për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme SPAK, ku prokurori Elvin Gokaj, u ngarkua për të ndjekur rastin hetimor.

 

Në muajin qershor 2024, nga ana e SPAK u arrestua dhe personi i tretë, Gentian Bako, si i dyshuar në këtë veprimtari kriminale.

 

I shpalluri në kërkim policor Andri Mehja, ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, ku u shfaq para punonjësve të policisë duke u dorëzuar.

 

Tashmë ai është nisur në drejtim të Tiranës, ku brenda kësaj jave pritet të dalë parë gjykatës së Posaçme SPAK, për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” të vendosur ndaj tij në kushtet e mungesës.

 

Z. Mehja njihet në Elbasan si vëllai i dhëndrit të ish-kryebashkikaut të Elbasanit, z. Qazim Sejdini.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page