
Meksiko, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Drejtësia meksikane ka lëshuar një urdhër formal burgimi kundër Osiel “C”, dmth Osiel Kardenas (Cárdenas) Guillén, ish-udhëheqës i Kartelit të Gjirit dhe themelues i Los Zetas.
I dëbuar nga Shtetet e Bashkuara më 16 dhjetor 2024, ai tani ndodhet në burgun e sigurisë maksimale të Altiplanos.
Sipas zyrës së prokurorit meksikan, z. Kardenas (Cárdenas) Guillén i përkiste një organizate kriminale në të cilën ai ushtronte udhëheqje dhe krijoi aleanca me anëtarë të bandave të ndryshme kriminale, si dhe trafikonte drogë në portin e Lázaro Cárdenas, në shtetet e Michoacan dhe në ato të Guerrero dhe Tamaulipas.
Në Meksikë, z. Kardenas Guillen, ndryshe edhe “Mata Amigos” (Vrisni miqtë), akuzohet gjithashtu për vrasje dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.
“Pas provave të siguruara, gjykata e Tolukës lëshoi një urdhër zyrtar burgimi ndaj tij në qendrën federale për riintegrimin social Altiplano, në Almoloya de Juárez”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Prokurori i Përgjithshëm i Meksikës.
Vite përpara se të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2007, ku u dënua me 25 vjet për trafik droge, pastrim parash dhe vrasje, ish-udhëheqësi i Kartelit të Gjirit ishte akuzuar gjithashtu për vrasjen e një prej vëllezërve të z. Joaquín El Chapo Guzmán, ish-shefi i kartelit Sinaloa, armiku i tij i betuar në atë kohë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commenti