top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISH-KREU I DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË KUNDËRZBULIMIT USHTARAK TË VENEZUELËS HUGO BARRIOS U DEKLARUA FAJTOR PËR IMPORT KOKAINE NË SHBA-ës DHE PJESËMARRJE NË NARKO-TERRORIZËM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 26
  • 2 min read

Karakas, Venezuelë | Ish-kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Kundërzbulimit Ushtarak të Venezuelës (nga viti 2004 deri në vitin 2011 dhe nga viti 2013 deri në vitin 2014), Hugo Armando Karvajal (Carvajal) Barrios, i njohur nga të gjithë në Karakas me nofkën ‘El Pollo’”, për kokën e tij të vogël dhe qafën e gjatë, u deklarua fajtor para gjykatësit të distriktit amerikan Alvin K. Hellerstein për konspiracion për të importuar kokainë në Shtetet e Bashkuara, pjesëmarrje në narkoterrorizëm në dobi të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) dhe dy krime të tjera që lidhen me përdorimin e paligjshëm të armëve.


Kjo u raportua nga enti mediatik “Infobae” pas konfirmimit sot të prokurorit federal për Distriktin Jugor të Jorkut të Ri, Xhei Kleiton (Jay Clayton), dhe administratorit në detyrë të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zbatimin e Ligjit kundër Drogave, DEA, Rabrt Mërfi (Robert Murphy), për shtypin amerikan.


I pari tha se pranimi i sotëm i fajësisë tregon angazhimin tonë për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e huaj që abuzojnë me pushtetin e tyre për të helmuar qytetarët tanë”, ndërsa drejtori i DEA-s, shtoi se z. Barrios ka shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor i inteligjencës ushtarake të Venezuelës dhe ka harruar përgjegjësinë e tij ndaj popullit venezuelian për t'i shkaktuar qëllimisht dëm Shteteve të Bashkuara.


Ai u arrestua në Spanjë dhe pas vitesh të tëra përplasjesh ligjore, u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në korrik 2023.


Pas pranimit të fajësisë sot, do të përballet me dënimin penal i cili do të shpallet më 29 tetor 2025, në Jorku e Ri, ku ai përballet me një dënim me burgim të përjetshëm.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page