top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISH-KONGRESMENI REPUBLIKAN XHORXH (GEORGE) SANTOS (BIR BRAZILIANËSH) U ARRESTUA DHE U DËRGUA NË BURGUN FEDERAL NË FEËRTON (FAIRTON) NË XHERSIN E RI (NEW JERSEY) KU DO VUAJË 7 VJET HEQJE LIRIE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 26
  • 2 min read
ree

Xhersi i Ri, Amerikë | Ish-kongresmeni republikan Xhorxh (George) Santos, bir brazilianësh, u dorëzua te autoritetet amerikane dhe u arrestua menjëherë dhe u dërgua në burgun federal në Feërton (Fairton), Xhersi i Ri (New Jersey).


Dje, braziliano-amerikani (ai mban të dyja kombësitë) shkroi mesazhin e mëposhtëm të lamtumirës në mediat sociale virtuale, pasi sot ishte skadimi i afatit të caktuar nga autoritetet lokale që ai të fillonte të vuante një dënim shtatëvjeçar për mashtrim.


Për mbështetësit e mi: ju e keni bërë këtë kabare politike të vlefshme.


Për kritikët: faleminderit për publicitetin falas.


Ndoshta po largohem nga skena (për momentin), por më besoni: legjendat nuk thonë kurrë lamtumirë të vërtetë”, shkroi ai.


Z. Santos, kongresmeni i gjashtë në historinë e ShBA-ës që përjashtohet nga Parlamenti, kishte qenë në detyrë vetëm për një vit përpara se kolegët e tij në Dhomën e Përfaqësuesve ta shkarkonin në vitin 2023.


I dënuar pasi pranoi vitin e kaluar se kishte mashtruar disa prej donatorëve të tij dhe kishte vjedhur identitetin e një duzine njerëzish, përfshirë anëtarë të familjes së tij, për të financuar fushatën e tij, braziliani amerikan kishte gënjyer gjithashtu në CV-në e tij, duke thënë se kishte punuar për banka të mëdha si Goldman Sachs dhe se kishte qenë një yll i volejbollit në kolegj.


Jo vetëm kaq, z. Santos kishte falsifikuar edhe historinë e familjes së tij, duke pretenduar se ishte pasardhës i të mbijetuarve hebrenj të Holokaustit që ikën nga barbarizmi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.


Si pjesë e marrëveshjes me sistemin e drejtësisë amerikane, ish-kongresmeni gjithashtu pranoi të paguante 580000 dollarë gjoba përveç vuajtjes së shtatë viteve burg.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parim

in kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page