Hagë, Vendet e Ulëta | Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Pjetër Shala, i njohur si komandant “Ujku”, u dënua me 18 vjet heqje lirie nga Gjykata e Posaçme (Speciale) në Hagë.
Ndaj tij u ngritën katër aktakuza për krime lufte, të cilat kryesisht kanë ndodhur nga 17 maji deri më 15 qershor të vitit 1999.
“18 vetave të identifikuar iu hoq liria në fabrikën e metalit në Kukës. Provat tregojnë se individët u arrestuan, pasi nuk mbështeten mjaftueshëm UÇK, ata u arrestuan në rrugë, në shtëpi, etj. Shala u përfshi drejtpërdrejtë në ndalimin e një personi. Në asnjë moment gjatë ndalimit, atyre nuk iu dhanë ndonjë garanci, nuk u informuan pse iu është hequr liria. Nuk iu dha mundësia për kundërshtim, përkundër për gjatë gjithë kohës së ndalimit ata u keqtrajtuan nga anëtarët e UÇK-së, ku u përfshi edhe Shala”, tha zyrtarja e Zyrës së Prokurorisë së Posaçme (Speciale).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments