
Tiranë, Shqipëri | Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu është në mesin e 21 subjekteve që u përkasin strukturave të krimit të organizuar për të cilët Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupasionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në bashkëpunim me Gjykatën e Posaçme (GJKKO) kanë shqiptuar urdhër arreste, si të lidhur me agjenturën vendore të krimit ordiner.
Pas zbardhjes së përgjimeve në platformën e koduar SkyEcc është zbuluar se ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu ka bashkëpunuar me agjenturën e krimit ordiner me qëllim vrasjen e gazetarit hetues Saimir Kodra, dhe kjo, pas denoncimit në emisionin investigativ të çështjeve korruptive të ish-gjyqtares Fetahu.
“Ai, djali i vogël, të gënjej me jetën time, nuk ka djegur asgjë, po pse ty do të gënjej unë, ai mund të ketë djegur shtëpinë e familjarëve të Saimir të Stopit, se kam të sigurt. Unë kam menduar që e ke kuptuar. Atë e kanë bërë shokët e mi me dijeninë time. Në fakt unë doja të dëmtoja direkt Saimirin, ishte e pamundur, ruhej shumë. Flinte te ‘Plaza’ vetë qeni, por do ta kap. Atë që të ka ba ty, ai do ta paguajë 10-fish. Do më falësh që nuk jam marrë më shumë me të, se e di jemi të ngarkuar. Ta kalojmë këtë valë, nuk të falet, do ta paguajë për atë që të ka bërë ty. Me atë jam marrë personalisht”, thuhet në bisedën e zbardhur, e cila, gjendej në platformën e koduar SkyEcc.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments