top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

ISH-GJYQTARI BESNIK HOXHA U PARAQIT NË PROKURORINË E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR (SPAK).

Tiranë, Shqipëri | Ish-gjyqtari Besnik Hoxha u paraqit në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

 

Nuk dihet ende arsyeja se pse ai u paraqit në SPAK paraditen e sotme.

 

Ai u shkarkua nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

 

Më herët, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimi kishte kaluar procesin e kontrollit të figures (vettingut).

 

Vendimi i KPA-së erdhi pas ankimit të Komisionerit Publik, kundër vendimit të KPK-së, për rikthimin e tij në detyrë.

 

Pas kalimit të barrës së provës në të tre kriteret e rivlerësimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi me shumicë votash që të linte në detyrë gjyqtarin Besnik Hoxha më 18 maj të vitit 2023.

 

Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK-së e kryesuar nga znj. Valbona Sanxhaktari, me relator z. Lulzim Hamitaj dhe anëtare znj. Genta Tafa Bungo.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page