
Tiranë, Shqipëri | Përdoruesi i kodit “BFLSI 1” që dyshohet se është ish-deputeti i subjektit politik pushtetmbajtës partia socialiste e shqipërisë Jurgis Çyrbja komunikonte me një subjekt që mendohet se ishte z. Edmond Koçi.
Ai ishte një prej subjekteve më të njohur të agjenturës së krimit ordiner që vepronte në Durrës, i njohur me nofkën “Mond Çekiçi”.
Në fillim të muajit mars dhe më tepër se një muaj para se shqiptarët tu drejtoheshin kutive për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit z. Koci tregohj optimist mbasi ishte investuar tek persona të tjerë që z. Jurgis Çyrbja të ishte kandidat për deputet në listë.
Ai pretendonte që z. Çyrbja të mos ishte i 7-ti, por të renditej i 5-ti në listë.
“Tashti sa e mbylla muhabetin tënd se kam tre orë me atë, por mos fol me njeri njëherë. Mos i thuaj asnjërit. Vetëm mos fol se na prishin punë. Bëj sikur s’di gjë. Se ja kërkova personalisht. E du unë këtë gjë i thashë përveç se e duan të gjithë. Do ju çoj ashtu tha, normal ti i pesti, Liri i shtati”, thuhet në komunikimin mes tyre.
Z. Edmond Çekiçi u vra në një sulm me armë zjarri pak ditë pas bisedës që kishte pasur përmes SkyEcc me ish-deputetin Jurgis Çyrbja.
“Rrofsh je i madh. Rrofsh vëlla. JOOO. Rrofsh vëlla na ngrite moralin se na kishte ik mendja”, i pëgjigjet z. Çyrbja.
Lista e bërë publike në atë kohë tregon se z. Jurgis Çyrbja u rendit i treti në garën për deputet, ndërsa personi që flitet si Liri dhe që dyshohet se është deputeti Ilir Ndraxhi renditet i pesti.
Përkundër këtyre komunkimeve në platformën e koduar SkyEcc, ish-deputeti i Durrësit Çyrbja vazhdon të mbajë qëndrim mohues. Ai këmbëngul se nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij aplikacionin SkyEcc.
“Pavarësisht pretendimeve të tij, autoritetet e posaçme të hetimit penal janë të bindur se kanë prova të mjaftueshme që vërtetojnë se pas bisedave inkriminuese me njerëzit e krimit”, qëndronte pikërisht ish-deputeti Jurgis Çyrbja.
Në fashikullin hetimor sqarohet se në ato biseda, ai përmendet me shkurtesat “J”, “JUR”, “JURI”.
Bisedat i përkasin periudhës kohore mes viteve 2020-2021, kur ai ishte deputet, dhe kandidat i konfirmuar për mandatin e dytë.
Në fakt, z. Çyrbja u surprizua nga kjo dosje pasi kishte dorëzuar mandatin e deputetit lidhur me hetimin tjetër për akuzën e tjetërsimit të tokave gjatë kohës që drejtonte Kadastrën e Durrësit.
Ai gjendet i arrestuar për tregtim sekreti, përkrahje të autorit të krimit dhe korrupsion në zgjedhje.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments