Tiranë, Shqipëri | Z. Gerti Bogdani vdiq në moshën 44-vjeçare.
Dyshohet se pësoi infarkt dhe u transportua me urgjencë për në Qendrën Spitalore Nënë Tereza Spital, por nuk ia doli të mbijetonte.
Policia e Tiranës tha se Bogdani u gjet pa ndjenja, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli.
Kush ishte z. Gerti Bogdani?
Ai ka lindur më 7 korrik 1980 në Tiranë, 18 shtator 2024 - 18 shtator 2024 në Tiranë.
Ai ishte politikan shqiptar, ish-deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.
Pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe “Medalje Ari”, ai vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku diplomohet me “Nderimet më të Larta” (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Award – “Medalje Ari”.
Rikthehet më pas në Shqipëri, duke e filluar karrierën e tij profesionale në fushën akademike në Universitetin e New Yorkut-Tiranë. Ai është themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë.
Karrierën politike e filloi në vitin 2007, kur kandidon me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fitoi.
Gjate kësaj kohe vazhdoi edhe aktivitetin si zëdhënës politik i Partisë Demokratike.
Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidoi në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe u zgjodh deputeti më i ri në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Nga viti 2009 e në vijim, ai vazhdoi aktivitetin e tij si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Në vitin 2011 ai u zgjodh zv/president i “Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë” (International Young Democrat Union - IYDU) e më pas, në muajin janar të vitit 2012, nën/kryetar.
Në muajin shtator të vitit 2015 zgjidhet kryetar i IYDU, ne Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mori një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires