
Dublin, Irlandë e Veriut | Z. Majkll (Micheal) Martin, udhëheqësi politik Fianna Fail, është zgjedhur kryeministër i Irlandës nga Parlamenti i Dublinit.
Emërimi zyrtar ishte planifikuar për ditën e djeshme, por u shty për shkak të pengesave të opozitës, veçanërisht nga Shin Feini (Sinn Fein), një parti e majtë radikale dhe nacionaliste, gjatë një debati të tensionuar në sallë.
Z. Martin vendos veten në krye të një qeverie në të cilën është rinovuar koalicioni i konsoliduar i Fianna Fail me Fine Gael, dy grupet historike të qendrës së djathtë të Republikës, të cilat, dolën respektivisht si forcat e para dhe të treta politike në zgjedhjet e parakohshme të 29 nëntor 2024.
Megjithatë, duke mos marrë shumicën absolute të mandateve, ata përfshinë në koalicion patericën e përfaqësuar nga një grup prej 7 deputetësh të pavarur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Opmerkingen