top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IRLANDË E VERIUT: DY ADOLESHENTË RUMUNË U ARRESTUAN PËR TENTATIVË PËRDHUNIMI | PROTESTUESIT SULMUAN BANESAT E EMIGRANTËVE RUMUNË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 days ago
  • 3 min read

Bollimena, Irlandë e Veriut | Makthi i dhunës dhe trazirave kundër imigracionit kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.


Këtë herë skena e trazirave ishte qyteti i Bollimenës (Ballymena) në Irlandën e Veriut, i cili, u dogj nga grupe protestuesish që vunë në shënjestër shtëpitë e banuara nga emigrantë dhe u përleshën me policinë.


E gjithë kjo pas tërbimit që u shpërtheu verbërisht pas një rasti tentativë përdhunimi në të cilin u përfshinë dy adoleshentë me origjinë të huaj.


Përleshjet shpërthyen përsëri, për natën e dytë radhazi, midis protestuesve dhe policisë në Bollimena (Ballymena), ku qindra protestues, disa prej të cilëve të maskuar, u përleshën me policinë e trazirave.


Ndaj policisë u hodhën fishekzjarre dhe shishe qelqi, të cilat përdorën edhe topa uji.


Të hënën në mbrëmje, shtëpive iu vu flaka dhe 15 oficerë u plagosën në atë që policia e quajti një sulm me motive raciste, pasi dy adoleshentë u akuzuan nga ata për përpjekje për të përdhunuar një vajzë të re.


Numri i përkohshëm i viktimave të ditës së parë tregon për rreth pesëmbëdhjetë oficerë të lënduar ose të plagosur dhe për disa shkaktarë trazirash të arrestuar, përfshirë një 29-vjeçar të akuzuar për dëmtim, prishje të qetësisë publike dhe rezistencë, në kontekstin e asaj që policia lokale e ka quajtur si shfrytëzim të indinjatës kolektive nga agjitatorët e kapur pas huliganizmit të pastër dhe të thjeshtë racist.


Ndërsa z. Xhim Ellistër (Jim Allister), një anëtar i partisë protestante unioniste të krahut të djathtë të Irlandës së Veriut, i zgjedhur në Dhomën e Komunave në zonën zgjedhore lokale, atë të qarkut të Antrim-it Verior, e denoncoi ngjarjen si shumë shqetësuese, por nuk u kufizua t'i hidhte benzinë ​​zjarrit; duke sulmuar emigracionin dhe Republikën fqinje të Irlandës, e cila, sipas mendimit të tij, u lejonte emigrantëve të paligjshëm të filtroheshin përtej kufirit në Ullstër (Ulster).


Mediat britanike, nga ana e tyre, kujtojnë precedentin - shumë më të përhapur - të trazirave që shpërthyen verën e kaluar në vende të ndryshme në Mbretëri pas një masakre ndaj vajzave të vogla, të therura me thikë pranë Liverpulit (Anglia Veriore) nga një djalë 17-vjeçar i refugjatëve ruandianë.


Një ngjarje që kishte ringjallur tashmë zjarret në Irlandën e Veriut.


Në këtë rast, shkaku ishte ankesa për sulm seksual kundër një vajze vendase dhe arrestimi pasues gjatë fundjavës i dy adoleshenteve që u paraqitën dje para një gjyqtari të gjykatës vendase për të vërtetuar arrestimin e tyre.


Në sfondin e një klime emocionesh dhe zemërimi midis qytetarëve, e cila, degjeneroi në mbrëmje, kur u bë e ditur se gjatë seancës dëgjimore avokatët mbrojtës të dy të dyshuarve kishin kërkuar ndërhyrjen e një përkthyesi rumun.


Trazirat e natës tjetër u shndërruan kështu në një natë terrori për komunitetin e vogël rumun vendas, me hedhje objektesh, sulme ndaj pronave të ndryshme, thyerje dritaresh, shkelmime dyersh dhe rrethim familjesh me fëmijë: të detyruara të barrikadoheshin kudo që të ishte e mundur përballë pogromit të nxitur nga një grup demonstruesish brutalë.


Policia u sfidua me kokteje Molotovi, bojë, shkopinj dhe materiale të ndryshme, të cilët, ndërhynë me forcë për ta vënë situatën nën kontroll.


Jo pa automjete të sigurisë publike të djegura, siç tregohet nga imazhet skandaloze të zjarreve dhe tymit të reflektuara në disa video të xhiruara në rrugët e një qyteti provincial që në total ka pak më shumë se 30000 banorë: një qytet që lufton me problemet sociale të varfërisë dhe margjinalizimit, si dhe me trashëgiminë e dhunës ndërfetare të së kaluarës.


Dhe me fenomene relativisht të reja të migrimit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page