IRANI PARALAJMËROI KRYEMINISTRIN NETANJAHU: MOS LUANI ME ZJARRIN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 6, 2024
- 1 min read
Teheran, Iran | Komandanti i Marinës së Gardës Revolucionare iraniane Alireza Tangsiri paralajmëroi kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu të mos luajë me zjarrin, pasi ai kërcënoi se do të sulmonte Iranin, në përgjigje të lëshimeve të raketave të 1 tetorit kundër Izraelit.
“Ne kemi zhvilluar një sërë skenarësh për t'u përballur me armiqtë”, theksoi z. Tangsiri.
“Irani ka plane për çdo situatë dhe është plotësisht i gatshëm të përballet me çdo rrethanë”, shtoi ai, i cituar nga enti mediatik Tasnim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments