top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

IRANI NGRITI PADI KUNDËR 73 ZYRTARËVE TË QEVERISË SË SHBA-së PËR VRASJEN E GJENERALIT SULEJMANI NË SULMIN ME DRON.

Teheran, Iran | Irani ka shpallur një aktakuzë që synon qeverinë amerikane dhe 73 zyrtarë ushtarakë në lidhje me vdekjen e gjeneralit Kasem Sulejmani (Qassem Soleimani), sipas raporteve të medias shtetërore iraniane të tejçuara të dielën.

 

Dyshohet se gjenerali Sulejmani (Soleimani) u vra në një sulm me dron të urdhëruar nga ish-presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump), më 3 janar 2020.

 

Shefi i drejtësisë së Teheranit njoftoi se një aktakuzë prej 164 faqesh është ngritur kundër qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe 73 zyrtarëve ushtarakë dhe shtetarëve amerikanë, duke i njoftuar ata që të caktojnë përfaqësues ligjorë.

 

Çështja është referuar në Gjykatën Penale të Teheranit dhe gjykimi do të mbahet publikisht.

 

Sipas nenit 217 të Kodit të Procedurës Penale iraniane, çështjet që nuk kanë një komponent hyjnor mund të zhvillohen në mungesë të të akuzuarit.

 

Sulmi me dron që vrau gjeneralin Sulejmani (Soleimani) shkaktoi një seri veprimesh hakmarrëse nga Irani.

 

Si përgjigje, Irani u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, megjithëse administrata Tramp (Trump) ishte tërhequr tashmë në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja dy vjet më parë.

 

Përveç kësaj, Irani etiketoi ushtrinë amerikane dhe Pentagonin si organizata terroriste.

 

Në atë që u konsiderua një gjest kryesisht simbolik, Irani fillimisht vendosi sanksione ndaj disa ish-zyrtarëve të lartë amerikanë, përfshirë ish-presidentin Tramp (Trump), në vitin 2021, të cilët nuk posedojnë asete të listuara brenda Iranit.

 

Në vitin 2022, ish-presidenti iranian Ebrahim Raisi gjithashtu bëri thirrje që ish-presidenti Tramp (Trump) të mbahet ligjërisht përgjegjës për sulmin.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page