top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IRANI ANULOI TË GJITHA FLUTURIMET DUKE FILLUAR NGA SONTE.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Teheran, Iran | Autoritetet iraniane kanë vendosur të anulojnë të gjitha fluturimet në aeroportet e vendit duke filluar nga sonte në orën 21:00 me orën lokale (19:30 në Itali) deri në orën 6:00 të mëngjesit të nesërm (4:30 të mëngjesit me orën italiane).

 

Këtë e raportoi agjencia iraniane e lajmeve Mehr, duke cituar një deklaratë zyrtare.

 

Vendimi vjen në kulmin e tensioneve midis Iranit dhe Izraelit lidhur me kërcënimet e shtetit hebre për hakmarrje për sulmin raketor të Teheranit të martën e kaluar.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page