IRAN | ZËDHËNËSI I MINISTRISË SË JASHTME ESMAEIL BAGHEI: PROGRES NË SHUMË ÇËSHTJE ME SHBA-ës POR NJË MARRËVESHJE NUK ËSHTË E AFËRT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 25
- 1 min read
Teheran, Iran | “Irani thotë se Teherani dhe Uashingtoni kanë arritur mirëkuptim për shumë çështje gjatë bisedimeve për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, por paralajmëron se një marrëveshje nuk është e afërt.
Është e saktë të thuhet se kemi arritur në një përfundim për shumicën e çështjeve që janë në diskutim”.
Kështu tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baghei.
“Por të thuash se kjo do të thotë që nënshkrimi i një marrëveshjeje është i afërt … Askush nuk mund të bëjë një deklaratë të tillë”, tha ai duke kumtuar se qëllimi i Iranit është t'i japë fund luftës dhe se ende nuk është diskutuar çështja bërthamore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments