top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IRAN: U ARRESTUA KËNGËTARJA PARASTOO AHMADY SEPSE PERFORMOI PA HIXHAB NË NJË KONCERT TË TRANSMETUAR NË YOUTUBE.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Teheran, Iran | Autoritetet iraniane kanë arrestuar një këngëtare që ka realizuar një koncert në YouTube.

 

Këtë e raporton enti mediatik AP, duke cituar avokatin e saj.

 

Z. Milad Panahipur, një avokat iranian, tha se znj. Parastoo Ahmady, me moshë 27 vjeçe, u arrestua sot në Sari City, kryeqyteti i provincës veriore të Iranit, Mazandaran.

 

Dy ditë më parë, organet e drejtësisë kishin hapur procedim penal ndaj këngëtares, e cila, kishte performuar, e shoqëruar nga 4 muzikantë, me një fustan të zi të gjatë dhe të ngushtë, me shpatulla të zhveshura dhe pa mbulesë në flokë, veshje që shkelte hapur rregullat e vendosura nga Republika Islamike.

 

Znj. Ahmady kishte postuar koncertin e saj në YouTube një ditë më parë, duke thënë: “Unë jam Parastoo, një vajzë që dëshiron të këndojë për njerëzit që dua. Kjo është një e drejtë që nuk mund ta shpërfillja: të këndoj për tokën që dua me pasion”.

 

Koncerti në internet është parë më shumë se 1.4 milionë herë.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page