IRAN: 34 TË BURGOSURA NË GREVË URIE NË KUJTIM TË MAHSA (JINA) AMINI-t | DY VJET PAS VDEKJES SË KURDES IRANIANE 22-VJEÇARE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 15, 2024
- 1 min read
Teheran, Iran | Tridhjetë e katër gra të burgosura kanë nisur një grevë urie në një burg iranian për të shënuar dy vjetorin e fillimit të protestave kundër autoriteteve të vendit.
Këtë e ka bërë të ditur fondacioni i fitueses së çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohammadi.
“Sot, më 15 shtator 2024, 34 të burgosura politike në burgun e Evinit filluan një grevë urie për të përkujtuar përvjetorin e dytë të lëvizjes ‘Gruaja, Jeta, Liria’ dhe vrasjes së Mahsa (Jina) Amini-t”, duke iu referuar 22-vjetorit të vrasjes së gruas kurde iraniane, vdekja e së cilës në burg shkaktoi protesta.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments