Londër, Britani e Madhe | Z. Irakli Rustemi u dënua me 11 vjet heqje lirie nga një gjykatë britanike.
Ai akuzohet se fshehu një pistoletë dhe 13 kilogramë kokainë në gardërobën e tij, së bashku me pajisjet e shitjes së drogës.
Në muajin tetor të vitit të kaluar, policia ndaloi një automjet tip “Citroen DS3”, të bardhë në Bantingfëurd (Buntingford), i cili drejtohej nga z. Rustemi.
Kontrollet fizike vërtetuan se z. Rustemi ishte një i arratisur nga Forca e Emigracionit, dhe i papajisur me leje për të qëndruar në Britaninë e Madhe.
Oficerët kontrolluan automjetin dhe më pas banesën e tij, ku gjetën një pistoletë dhe gjashtë fishekë në një karikator, e cila, ishte mbështjellë me një peshqir dhe ishte vendosur në një gardërobë, së bashku me kokainë me vlerë finaciare prej 700000 £.
Atij iu gjetën dhe iu sekuestruan edhe një grup targash magnetike të automjeteve.
Ai u arrestua dhe u akuzua për veprën penale të posedimit të armëve të zjarrit, municionit dhe lëndëve narkotike.
Ai u deklarua fajtor në Gjykatën e Kurorës të Shën Albanit (St Albans), në muajin janar të këtij viti dhe u dënua me 11 vjet heqje lirie, në të njëjtën gjykatë, më 30 tetor 2024.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments