INTERVISTË ME ISH-ZYRTAREN E MOSSAD-it SIMA SHINE | IZRAELI NUK MUND TA ÇMONTOJË PLOTËSISHT KËRCËNIMIN BËRTHAMOR IRANIAN PA SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 19
- 5 min read

Jeruzalem, Izrael | Çështja nëse SHBA-të do t'i bashkohen ofensivës mund të bëjë diferencën midis thjesht ndërprerjes dhe çmontimit total të programit bërthamor të Iranit.
Ndërkohë që sulmi fillestar i Izraelit ndaj Iranit ishte një shfaqje e jashtëzakonshme e aftësive ushtarake dhe të inteligjencës, programi bërthamor i Iranit nuk mund të çmontohet plotësisht pa që Shtetet e Bashkuara të marrin një rol më aktiv, beson ish-zyrtarja e Mossadit, Sima Shine.
Z. Shine pranoi se ishte e befasuar nga preciziteti dhe koordinimi midis Mossadit dhe IDF-së gjatë breshërisë hapëse të Operacionit “Rising Lion”, duke e quajtur atë një demonstrim mahnitës të precizitetit ushtarak dhe shtrirjes së inteligjencës.
Megjithatë, theksoi ajo, pa përfshirjen amerikane, Izraeli nuk mund ta përfundojë punën.
Z. Shine, e cila, dikur drejtonte Divizionin e Kërkimeve të Mossadit dhe tani drejton programin e kërkimit për Iranin dhe Boshtin Shiit në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare (INSS), ndau analizën e saj në një konferencë të posaçme të mbajtur një ditë pas Operacionit “Rising Lion” - sulmit të papritur gjithëpërfshirës të Izraelit më 13 qershor, i cili, shënjestroi mbi 100 vende kyçe ushtarake dhe bërthamore në Iran.
Përgjigja iraniane ka filluar tashmë, por është larg të qenit e mbaruar - sipas znj. Shine - do të përdoret gjithçka që kanë në dispozicion.
Kjo do të thotë që izraelitët duhet të mbeten vigjilentë ndaj udhëzimeve nga Komanda e Frontit të Brendshëm.
Znj. Shine parashikon që përgjigja mund të jetë shumë e lehtë - mund të përfshijë qeliza terroriste të fjetura jashtë vendit, në Evropë ose gjetkë që Irani është përpjekur t'i përdorë në të kaluarën.
Një pjesë e hakmarrjes së Iranit mund të përfshijë përshkallëzimin diplomatik duke u larguar nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) dhe duke dëbuar inspektorët.
Që nga sulmi, Irani ka nisur valë sulmesh me dronë dhe raketa çdo ditë, duke synuar zonat civile, me dëme të shumta në Tel Aviv dhe Haifa.
Qeveria izraelite ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare - sistemet e mbrojtjes ushtarake dhe civile mbeten në gatishmëri të lartë.
Znj. Shine parashikoi një përgjigje të ashpër hakmarrëse nga Irani, e cila, potencialisht mund ta fusë rajonin në konflikt të hapur.
Ajo parashikoi gjithashtu se Huthitë do të vazhdonin me sulmet e tyre sporadike, edhe pse ka pasur njoftime të çuditshme nga forcat e Iranit që ndajnë kufijtë me Izraelin.
Hezbollahu bëri një njoftim të pazakontë: “Hezbollahu nuk do të fillojë sulmin e vet ndaj Izraelit në hakmarrje për sulmet e Izraelit”.
Znj. Shine përmendi gjithashtu se përfaqësuesit e Iranit në Irak përballen me një situatë të vështirë, pasi kryeministri irakian ka theksuar se as ata nuk duan të përfshihen në këtë luftë.
Ky zhvillim me Hezbollahun dhe milicitë pro-iraniane në Siri shënon një kontrast të mprehtë me verën e kaluar, kur unaza e zjarrit e Iranit ishte në flakë.
A do t'u bashkohen ShBA-ës sulmeve izraelite?
“Izraeli ndoshta nuk mund të heqë dorë plotësisht nga projekti bërthamor vetë pa pjesëmarrjen amerikane”, tha ajo.
“Nëse SHBA-të nuk do të jenë pjesë e luftës, supozoj se Irani do të ketë disa pjesë të projektit bërthamor të mbetura nga pikëpamja ime, kjo është një pikëpyetje e madhe për atë që do të ndodhë më pas”.
Znj. Shine vuri në dukje se disa nga objektet më të vogla bërthamore të Iranit janë varrosur thellë nën tokë, duke i bërë të vështira për t'u shkatërruar.
“Kjo nuk do të thotë që Izraeli nuk do t’i sulmojë ato dhe nuk do t'i dëmtojë ato”, shtoi ajo.
“Për t'u siguruar që ky program nuk mund të rindërtohet, në të njëjtat vende ku është tani, ekziston nevoja për përfshirjen amerikane”, tha ajo.
Sa i përket frontit ndërkombëtar dhe G7-ës përreth dhe kombeve perëndimore, ajo nënvizoi përputhjen e tyre të rrallë duke thë se;
1- “Nuk ka dyshim për ndonjë dilemë midis nesh dhe evropianëve dhe amerikanëve rreth ligësisë së regjimit dhe rolit destabilizues të Iranit në Lindjen e Mesme”.
Për momentin, izraelitët kanë vrullin dhe po ecin përpara me shpejtësi të plotë.
Pyetja nëse ShBA-ës zgjedhin përfundimisht të bashkohen me frontin ofensiv apo të mbeten një karakter mbështetës mund të jetë ndryshimi midis përçarjes dhe çmontimit total.
Pyetja tani është nëse vrulli aktual është i mjaftueshëm për të çmontuar plotësisht programin bërthamor të Iranit apo, siç paralajmëron znj. Shine, pjesët më të rrezikshme të programit do të mbeten jashtë mundësive?
Operacioni “Rising Lion” ishte vetëm fillimi.
Sipas znj. Shine, Operacioni “Rising Lion” ishte vetëm një akt hapës; ai shënoi fillimin e diçkaje më të madhe dhe operacioni është larg përfundimit.
Që nga dita pas sulmit fillestar të Izraelit, znj. Shine shpjegoi saktësisht se cilat do të ishin pasojat që do të vinin, pasi tha se termi operacion nuk e përmbledh plotësisht situatën aktuale; ajo mendon se fjala luftë është më e saktë.
Ajo e quajti atë luftë sepse një operacion ka një fillim dhe një fund, gjë që është e përcaktuar, por Izraeli planifikoi të godiste një gamë të gjerë objektivash gjatë një periudhe më të gjatë kohore.
Znj. Shine parashikoi një model përshkallëzimi që do të vazhdonte nga të dyja palët, sepse sapo Irani të hakmerret, Izraeli do të hakmerret përsëri.
Sulmi i Izraelit më 13 qershor përfshiu infrastrukturën bërthamore të Iranit, instalimet e raketave balistike dhe mbrojtjes ajrore, si dhe selinë ushtarake dhe të Gardës Revolucionare të Iranit.
Më 14-15 qershor, Izraeli e zgjeroi listën e objektivave të tij për të përfshirë infrastrukturën energjetike iraniane, siç janë instalimet e naftës dhe gazit.
Në ditën e tretë radhazi të sulmeve, objektivat përfshinin Teheranin, së bashku me dëmet në rritje në zonat përreth - bisedimet diplomatike të planifikuara në Oman dështuan për shkak të përshkallëzimit më 15 qershor.
Deri më 16-17 qershor, IDF-ja kishte avancuar listën e objektivave për të përfshirë Ministrinë e Jashtme të Iranit dhe selinë e Transmetimit të Republikës Islamike të Iranit (IRIB) në Teheran, e cila, u godit në disa sulme ajrore, duke shkaktuar shpërthime të dhunshme gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.
Znj. Shine shtoi se faktorët më të rëndësishëm që përcaktojnë modelin iranian të lojës në këtë luftë janë mënyra se si po sillet popullsia dhe sa rrezik ekziston për stabilitetin e regjimit.
Reagimet ndërkombëtare: Komuniteti ndërkombëtar ka pasur reagime të përziera ndaj operacionit izraelit.
Znj. Shine e sheh Iranin si pjesë të një blloku më të gjerë kombesh, përfshirë Rusinë dhe Kinën, që duan të kundërshtojnë interesat e ShBA-ës.
“Nuk ka dyshim që Irani është pjesë e luftës në Ukrainë”, shtoi ajo, duke thënë gjithashtu se ekziston një zinxhir blerjesh dhe furnizimesh të UAV-ve nga Irani dhe Rusia që kanë mundësuar vazhdimin e kësaj lufte në Ukrainë.
Kina është gjithashtu e lidhur me Iranin dhe e ka furnizuar Iranin me karburant për raketa gjatë disa muajve të fundit.
“Është e qartë se këto vende po punojnë të gjitha së bashku kundër interesave amerikane, por, këto shtete kanë interesa të ndërsjella, por jo të gjitha interesat e tyre janë të ndërsjella”, tha ajo.
ShBA-ës fillimisht u distancuan nga operacioni fillestar më 13 qershor - Sekretari i Shtetit Marko (Marco) Rubio theksoi se, Izraeli veproi në mënyrë të pavarur… ne nuk jemi të përfshirë.
Znj. Shine e pa këtë deklaratë të sekretarit Rubio si një deklaratë që thjesht mbronte interesat e ShBA-ës në rajon: “Ishte e rëndësishme që ShBA-ës të bënin një deklaratë duke distancuar veten, për t’u përpjekur të siguroheshin që iranianët të mos preknin interesat e SHBA-së në rajon”.
Megjithatë, më 17 qershor, presidenti Tramp (Trump) bëri thirrje për dorëzimin pa kushte të Iranit.
Pikëpamja e znj. Shine është se, ndërsa Mossad-i dhe Ushtria e Izraelit (IDF) demonstruan gatishmëri të shkëlqyer operacionale më 13 qershor, shkatërrimi i plotë i projektit bërthamor të Iranit është përtej mundësive të Izraelit pa përfshirjen e SHBA-së.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments