Kiev, Ukrainë | Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës (GUR) njoftoi se kishte shkatërruar dje avionin luftarak më të avancuar rus, një Sukhoi Su-57: është hera e parë që nga fillimi i luftës që forcat e Kievit godasin një nga këta avionë.
Këtë e raporton enti mediatik Rbc-Ukraine.
“Më 8 qershor, një avion luftarak shumëfunksional i shtetit agresor u godit në territorin e aeroportit Akhtubinsk në rajonin Astrakhan të Federatës Ruse, i vendosur 589 kilometra larg vijës së betejës”, thuhet në një deklaratë.
GUR botoi pamje satelitore që tregojnë avionin në fjalë të parkuar në aeroportin rus.
“Pamjet tregojnë se më 7 qershor Su-57 ishte i paprekur dhe më 8 qershor kishte shenja të shpërthimit pranë tij dhe pika karakteristike zjarri”, tha inteligjenca ushtarake e Kievit.
Su-57 është gjuajtësi më modern rus, i aftë të lëshojë raketa Kh-59 dhe Kh-69.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit