INTELIGJENCA E KORESË SË JUGUT | 600 USHTARË KOREANO-VERIORË U VRANË DERI MË TANI DUKE LUFTUAR PËR RUSINË KUNDËR UKRAINËS: 4700 TË PLAGOSUR | KOREJA E VERIUT I KA DËRGUAR RUSISË 18 MIJË USHTARË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 30
- 1 min read

Seul, Koreja e Veriut | “Rreth 600 ushtarë të Koresë së Veriut janë vrarë duke luftuar përkrah forcave ruse në luftën kundër Ukrainës”, tha të hënën një ligjvënës dhe ekspert i inteligjencës së Koresë së Jugut.
“Humbjet e trupave të Koresë së Veriut deri më tani vlerësohen në rreth 4700”, u tha gazetarëve përfaqësuesi Lee Seong-kweun, anëtar i komitetit parlamentar të inteligjencës, pas një takimi informues me zyrtarët ushtarakë në Seul.
“Midis muajve janar dhe mars, rreth 2000 ushtarë të plagosur u riatdhesuan në Korenë e Veriut me aeroplan dhe tren dhe besohet se janë në izolim në Phenian dhe pjesë të tjera të vendit”, tha z. Li (Lee).
“Sa i përket të vdekurve, trupat e tyre u dogjën në Rusi dhe hiri i tyre u riatdhesua në Korenë e Veriut”, tha ligjvënësi i Seulit.
“Koreja e Veriut mbështeti rimarrjen e Kurskut nga Rusia duke vendosur 18000 trupa në dy faza. Që nga muaji marsi, kur Kursku u rimor në fakt, numri i përleshjeve është zvogëluar”, shpjegoi ligjvënësi i Koresë së Jugut.
Sipas tij mundësia e një faze të tretë nuk mund të përjashtohet plotësisht, edhe nëse Pheniani nuk ka dhënë ende ndonjë sinjal që sugjeron se do të dërgojë trupa të reja në Rusi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments