top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

INTELIGJENCA AMERIKANE: HAKERËT KINEZË KANË HAKUAR PAJISJET E 150 POLITIKANËVE NË UASHINGTON.

Uashington, Amerikë | Agjencitë e inteligjencës amerikane dyshojnë se hakerët kinezë kanë aksesuar korrespondencën dhe telefonatat e 150 politikanëve në Uashington.

 

Kështu deklaroi kryetari i Komisionit të Senatit për Inteligjencën, Mark Warner, i cili e quajti atë hakimin më të keq të telekomunikacionit në historinë e kombit tonë.

 

Sipas deklaratave të senatorit, të përmbajtura në një raport të cituar nga enti mediatik “CNN”, FBI informoi rreth 150 udhëheqës politikë në Uashington - por numri i personave të prekur mund të jetë më i lartë - pasi hakerët e dyshuar dërguan mesazhe dhe bënë thirrje te të cilat piratët mund të kishin pasur akses.

 

Sipas raportit, hakerët shënjestruan ofruesit më të mëdhenj të internetit në SHBA-ës dhe përfaqësues të rangut të lartë të demokratëve dhe republikanëve mund të kenë qenë viktima, dhe bisedat telefonike mund të jenë përgjuar për një periudhë të pacaktuar kohe.

 

Mes tyre u emërua më parë fituesi i zgjedhjeve presidenciale, z. Danlld Tramp (Donald Trump), kandidati i tij, Xheims Deivid Vens (James David Vance), dhe aleatët e ngushtë të z. Tramp.

 

FBI dhe Agjencia Amerikane e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës thanë më parë se kishin zbuluar një fushatë spiunazhi kibernetik në shkallë të gjerë në telekomunikacionet amerikane, me origjinë nga Kina.

 

Spiunimi do të synonte marrjen e të dhënave për thirrjet dhe mesazhet e një numri të kufizuar individësh të cilët janë të përfshirë kryesisht në aktivitete qeveritare ose politike.

 

Shtetet e Bashkuara kanë thënë vazhdimisht se hakerat e lidhur me Kinën po sulmonin sistemet e saj kompjuterike dhe infrastrukturën kritike.

 

Pekini zakonisht mohon çdo akuzë për sulme kibernetike që i atribuohen objekteve të mbështetura nga qeveria kineze dhe akuzon SHBA-në për organizimin e sulmeve të veta kibernetike.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page