top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

INSTITUTI HISTORIK GJERMAN IU SHTUA LISTËS SË ORGANIZATAVE TË PADËSHIRUARA TË KREMLINIT.

Moskë, Federata Ruse | Instituti Historik Gjerman i Moskës (DHI) është vendosur në listën e organizatave të padëshiruara të Kremlinit.

 

Kështu ka bërë të ditur Ministria ruse e Drejtësisë sipas asaj që raportojnë mediat gjermane.

 

DHI kishte ndërprerë tashmë aktivitetet e tij në vitin 2022, pas sulmit në Ukrainë, megjithëse, në faqen e tij të internetit, organizata shpjegon se biblioteka ka mbetur gjithmonë e hapur, por mund të përdoret vetëm me njoftim paraprak me shkrim.

 

Në DHI në Moskë, shkencëtarët rusë dhe gjermanë po studiojnë historinë e të dy vendeve.


Ligji rus për organizatat e padëshiruara është i papajtueshëm me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.


Duke vepruar kështu, Putini dëshiron të heshtë zërat e fundit kritikë në Rusi”, lexojmë në një postim të publikuar në rrjetin social virtual Iks (X) nga Ministria e Jashtme gjermane.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page