Tiranë, Shqipëri | Çmimet në ndërtim shënuan rritje gjatë tremujorit të dytë të këtij viti.
Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi Indeksin e Kushtimit në Ndërtim për tremujorin e dytë.
Sipas raportit IKN arriti 112.3, kundrejt tremujorit të katërt 2021, si periudha bazë.
Ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e dytë 2024 është 2.5 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 4.7 %.
Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “shpenzime energjie” me 5.9 %, pasuar nga grupet “shpenzime për paga” me 3.8 %, “shpenzime transporti” me 3.5 %, “shpenzime makinerie” me 1.6 % dhe “shpenzime materiale” me 1.1 %.
Brenda grupit “shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” shënoi rritjen më të lartë prej 1.2 %, pasuar nga grupet “materiale ndërtimi” me 1.1 % dhe “materiale elektrike dhe komunikimi” me 0.8 %.
Krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti IKN shënoi rritje me 0.2 %.
Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “shpenzime transporti” me 0.8 %, pasuar nga grupet “shpenzime për paga” me 0.7 %, “shpenzime makinerie” dhe “shpenzime energjie” me 0.6 % secili.
Nga ana tjetër çmimet e grupit “shpenzime materiale” shënuan ulje me 0.4 %.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments