top of page
E BARDHË SHIRIT.png

INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS NË BASHKËPUNIM ME PROKURORINË ARRESTUAN PUNONJËSIT E POLICISË NEZIR GASHI; ENIS ELEZAJ; SHKËLQIM SALIAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 30
  • 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në bashkëpunim me Prokurorinë vendore arrestoi punonjësit e Policisë si më poshtë vijon:

1- Z. Nezir Gashi.

2- Z. Enis Elezaj.

3- Z. Shkëlqim Saliaj.

 

Arrestimi i tyre lidhet me një ngjarje kriminale të datës 28.06.2025, kur patrulla policore u paraqit në rrugën “Ismail Qemajli”, në Klinë, për të arrestuar një subjekt të konsideruar si përfshirë në shkelje penale të parashikuar si:

1- Kanosje”.


Dyshohet se gjatë kryerjes së veprimeve policore kryen veprime arbitrare.


Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page