INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS (IPK) PEZULLOI NGA DETYRA BUTRINT KRASNIQIN (DREJTORIA RAJONALE E POLICISË NË PRISHTINË).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 days ago
- 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) pezulloi nga detyra:
1- Z. Butrint Krasniqi, i atashuar pranë Stacionit Policor Qendra (Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë).
Pezullimi i tij lidhet me një ngjarje kriminale të ndodhur mbrëmë, në një fshat të Kamenicës, ku pati të dhëna penale se ai ka përdorur armën e zjarrit jashtë orarit zyrtar të detyrës, duke shtënë me të, për motive që janë objekt i një hetimi penal paraprak.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments