top of page
E BARDHË SHIRIT.png

INDONEZI: PAPA FRANÇESKU FALËNDEROI AUTORITETET DHE BESIMTARËT INDONEZIANË TË RITIT KATOLIK PËR PRITJEN E TYRE.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Vatikan | Papa Françesku falënderoi Indonezinë dhe besimtarët katolikë të vendit aziatik për mirëpritjen e tyre të shkëlqyer, gjatë një meshe të mbajtur në Xhakartë në fund të fazës së parë të udhëtimit të tij në Azi dhe Oqeani.

 

Zoti ju bekoftë dhe ju lejoftë të rriteni dhe të vazhdoni në paqe dhe dashuri vëllazërore”, tha Papa gjatë meshës së kremtuar mbrëmjen e djeshme në stadiumin Gelora Bung Karno në Xhakartë.

 

Papa Françesku falënderoi gjithashtu Kryepeshkopin e Xhakartës, Suharyo Hardjoatmodjo dhe gjithë Konferencën Ipeshkvore të Indonezisë.

 

Vizita ime mes jush po i afrohet fundit dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të gëzueshme për pritjen e shkëlqyer që kam marrë”, tha Papa Françesku.

 

Papa Françesku vizitoi dje xhaminë Istiklal (Istiqlal) në Xhakartë, më e madhja në Azi, ku nënshkroi një deklaratë për harmoninë fetare dhe mbrojtjen e mjedisit me imamin e madh Nasaruddin Umar dhe bëri thirrje për paqe me këtë të fundit.

 

Papa u takua gjithashtu me krerët lokalë të gjashtë besimeve fetare të njohura zyrtarisht në vend: Islami, Protestantizmi, Katolicizmi, Budizmi, Hinduizmi dhe Konfucianizmi.

 

Duke iu referuar besimtarëve të secilit, ai u shpreh: “Ne jemi të gjithë vëllezër, të gjithë pelegrinët, të gjithë të kthyer te Zoti, përtej dallimeve tona”.

 

Papa Françesku ka paralajmëruar se njerëzimi përballet me një krizë serioze të shkaktuar nga lufta, konflikti dhe shkatërrimi i mjedisit.

 

Papa Françesku më pas vizitoi tunelin 28 metra të gjatë që lidh xhaminë e madhe me katedralen katolike e cila qëndron në anën e kundërt të rrugës.

 

Papa u prit të martën në pallatin presidencial në Xhakartë nga presidenti indonezian Joko Widodo, duke hapur axhendën e vizitës së tij katër-ditore në vendin aziatik, ndalesa e parë në një udhëtim në Azi dhe Oqeani.

 

Papa 87-vjeçar u shfaq shëndoshë e mirë dhe me humor të mirë, pavarësisht se lëvizte me karrige me rrota dhe më pas me ndihmën e një bastuni.

 

Kreu i Kishës Katolike u shoqërua në pallatin presidencial nga një roje nderi, në një makinë të vogël Toyota të bardhë, ku u ul pranë shoferit.

 

Presidenti Widodo e përkufizoi vizitën e Papës si historike, duke shtuar se Indonezia dhe Vatikani shprehin një angazhim të ngjashëm për paqen dhe vëllazërinë.

 

Përveçse foli me liderët politikë dhe fetarë, Françesku zhvilloi një takim privat me anëtarët e misionit të urdhrit jezuit në Xhakartë.

 

Papa përfundoi vizitën e tij në Indonezi dhe u nis për në Papua Guinenë e Re, deri më 8 shtator 2024.

 

Papa Françesku do t'i kushtojë dy ditët në vijim Timorit Lindor, përpara se të përfundojë udhëtimin në Singapor, nga data 10 deri më 13 shtator 2024.

 

Udhëtimi do t'i kushtohet mbi të gjitha dialogut dhe bashkëjetesës midis feve, pajtimit shoqëror, efekteve të ndryshimeve klimatike por edhe temës së ekuilibrit midis zhvillimit teknologjik, njerëzor, shoqëror dhe shpirtëror të popujve.

 

Gjatë ndalesës në Indonezi, Papa u takua me komunitetet katolike lokale.

 

Papa Françesku është Papa i tretë që viziton Indonezinë, pas Palit VI në 1970 dhe Gjon Palit II në 1989.

 

Rreth 87% e popullsisë indoneziane janë myslimanë, ndërsa katolikët janë rreth 3%.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commenti

Valutazione 0 stelle su 5.
Non ci sono ancora valutazioni

Aggiungi una valutazione
bottom of page