Silauesi, Indonezi | “Një grua me moshë 45 vjeçe, u gjet e vdekur brenda stomakut të një gjarpri pasi ai e gëlltiti të gjithën në Indonezinë qendrore”, tha sot një zyrtar lokal, i cituar nga enti mediatik Faks Njuz (Fox News).
Bashkëshorti i saj dhe banorë të fshatit Kalempang në provincën Sulauesi (Sulawesi) të Jugut e gjetën atë dje brenda pitonit rrjetëzues, një zvarranik rreth pesë metra i gjatë.
“Gruaja - nënë e katër fëmijëve - ishte zhdukur të enjten në mbrëmje dhe nuk ishte kthyer në shtëpi, duke bërë që të filonin kërkimet”, tha kryeplaku i fshatit Suardi Rosi.
“Bashkëshorti i saj i gjeti sendet e saj... gjë që e bëri atë të dyshonte. Më pas fshatarët kontrolluan zonën. Ata panë shpejt një piton me bark të madh”, tha kryeplaku Suardi.
“Më pas ata vendosën të hapnin stomakun e pitonit. Viktima u gjet ende e veshur plotësisht brenda gjarprit”, tha ai.
Incidente të ngjashme konsiderohen jashtëzakonisht të rralla, por disa njerëz kanë vdekur në Indonezi vitet e fundit pasi u gëlltitën të gjithë nga pitonët.
Vitin e kaluar, banorët në rrethin Tinanggea të Sulauesit juglindor vranë një piton tetë metrosh, i cili u gjet duke ngrënë një fermer në një fshat.
Në vitin 2018, një grua 54-vjeçare u gjet e vdekur brenda një pitoni shtatë metra në qytetin Muna, Sulauesi Juglindor.
Vitin e kaluar, një fermer në Sulauesin perëndimor u zhduk: më vonë u zbulua se ai ishte ngrënë i gjallë nga një piton katër metra në një plantacion me palma vaji.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit