ILLN MASK (ELON MUSK) OFROI 97.4 MILIARDË DOLLARË PËR TË BLERË OPENAI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 10
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Një konsorcium investitorësh i udhëhequr nga z. Illn Mask (Elon Musk) po ofron 97.4 miliardë dollarë për të blerë organizatën jofitimprurëse që kontrollon OpenAI, duke rritur aksionet në betejën e tij me z. Sem Olltmen (Sam Altman), mbi kompaninë pas ChatGPT.
Kështu shkruan Wall Street Journal.
Avokati i z. Mask, Marc Toberoff, tha se ai ia paraqiti ofertën bordit të OpenAI sot.
Oferta komplikon planet e hartuara me kujdes të z. Olltmen (Altman) për të ardhmen e OpenAI, duke përfshirë konvertimin e saj në një korporatë fitimprurëse dhe shpenzimin deri në 500 miliardë dollarë në infrastrukturë përmes sipërmarrjes së përbashkët “Stargate”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários