top of page
E BARDHË SHIRIT.png

I PARABURGOSURI MARK (MARC) FOGEL U LIRUA NGA AUTORITETET RUSE PAS PRESIONIT TË PRESIDENTIT AMERIKAN TRAMP | SONTE ARRIN NË UASHINGTON.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 11, 2025
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | I dërguari special i presidentit Tramp për Rusinë dhe Ukrainën po largohet nga hapësira ajrore ruse së bashku me z. Mark (Marc) Fogel, një amerikan që po mbahej në paraburgim në Rusi.

 

Këtë e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

 

Sonte, Fogel do të jetë në tokën amerikane dhe do të ribashkohet me familjen e tij falë udhëheqjes së presidentit Tramp”, thuhet në deklaratë.

 

Presidenti Tramp, i dërguari i posaçëm Stiv Uitkof (Steve Witkoff) dhe këshilltarët e presidentit kanë negociuar një shkëmbim që shërben si një demonstrim i mirëbesimit nga rusët dhe një shenjë se ne po lëvizim në drejtimin e duhur për t'i dhënë fund luftës brutale dhe të tmerrshme në Ukrainë”, tha Shtëpia e Bardhë, duke theksuar se presidenti Tramp do të vazhdojë të punojë për kthimin e të gjithë amerikanëve të ndaluar.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page