Jeruzalem, Izrael | I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Emos Hoçstein (Amos Hochstein), ka paralajmëruar zyrtarët libanezë se nëse Hezbollahu nuk i jep fund sulmeve të tij të përditshme në veri të Izraelit, ai mund ta gjejë veten objektiv të një operacioni të kufizuar izraelit të mbështetur nga SHBA.
Këtë e ka bërë të ditur transmetuesi publik mediatik “Kan”.
Sipas stacionit televiziv, z. Hoçstein (Hochstein) u tha zyrtarëve se nevojitet një zgjidhje diplomatike për të larguar grupin terrorist të mbështetur nga Irani nga kufiri, përndryshe Izraeli do të nisë një sulm të kufizuar me mbështetjen e SHBA.
Z. Hoçstein (Hochstein) ndodhet në rajon në një përpjekje për të shmangur një përshkallëzim ndërmjet palëve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Коментарі