top of page
E BARDHË SHIRIT.png

I DËRGUARI I POSAÇËM (EMISARI) I SHBA-ës AMOS HOÇSTEIN (HOCHSTEIN) MBËRRITI NË BEJRUT PËR TË DISKUTUAR ARMËPUSHIMIN.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Bejrut, Libi | Emisari special i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, Amos Hoçstein (Hochstein), ka mbërritur në Bejrut për të diskutuar një armëpushim, sipas mediave zyrtare libaneze.

 

Fillimisht Hoçstein kishte hequr dorë për të shkuar në Liban, por situata ndryshoi në mbrëmje pasi qeveria libaneze dhe Hezbollahu ranë dakord për të diskutuar propozimin amerikan për një armëpushim midis Izraelit dhe Libanit.

 

Një zyrtar libanez i tha entit mediatik “AFP” se qeveria e Bejrutit e shikoi pozitivisht propozimin e armëpushimit të SHBA-së, ndërsa një zyrtar i dytë tha se Libani po priste mbërritjen e z. Hoçstein, i cili, zbarkoi në aeroportin Rafik Hariri të Bejrutit.

 

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Methju Millër (Matthew Miller), u tha gazetarëve dje se Uashingtoni kishte ndarë propozime me qeveritë libaneze dhe izraelite.

 

Të dyja palët kanë reaguar ndaj propozimeve që kemi bërë”, tha ai.

 

Zëdhënësi Millër (Miller) tha se Shtetet e Bashkuara po shtyjnë për zbatimin e plotë të Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila, i dha fund luftës Izrael-Hezbollah të vitit 2006 dhe kërkon që të gjitha forcat e armatosura përveç ushtrisë së rregullt libaneze dhe forcave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara të tërhiqen nga zona kufitare.

 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha dje se Izraeli do të vazhdojë të operojë ushtarakisht kundër Hezbollahut, edhe nëse arrihet një marrëveshje armëpushimi në Liban, për të parandaluar rindërtimin e grupit.

 

Një tjetër zyrtar libanez tha më herët se ambasadorja e SHBA Lisa Johnson diskutoi planin të enjten me kryeministrin Najib Mikati dhe kryetarin e parlamentit aleat të Hezbollahut Nabih Berri, i cili, drejtoi përpjekjet e ndërmjetësimit në emër të grupit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page