top of page
E BARDHË SHIRIT.png

I DËRGUARI AMERIKAN NË LIBAN AMOS HOÇSTEIN (HOCHSTEIN) NJOFTOI FILLIMIN E TËRHEQJES SË IZRAELIT NGA LIBANI JUGOR.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Beirut, Liban | I dërguari i SHBA-së në Liban, Amos Hoçstein (Hochstein) njoftoi fillimin e tërheqjes së forcave izraelite nga Nakura (Naqoura), në Libanin jugor, më shumë se një muaj pas hyrjes në fuqi të armëpushimit mes dy palëve, ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut.

 

Ushtria izraelite filloi tërheqjen e saj nga Nakura - tha z. Hoçstein - dhe sot u kthye në jug të Linjës Blu (kufiri midis dy vendeve të përcaktuara nga OKB-ja, red.)”.

 

Këto tërheqje do të vazhdojnë derisa të gjitha forcat izraelite të largohen plotësisht nga Libani, ndërsa ushtria libaneze vazhdon të vendoset përgjatë Linjës Blu.

 

Më pas z. Hoçstein u kërkoi politikanëve libanezë të bashkohen, pas armëpushimit midis Izraelit dhe Hezbollahut, në funksion të zgjedhjeve për presidentin e ri pas dy vitesh ngërç.

 

Këto janë kohë kritike për Libanin… jo vetëm për të zbatuar këtë marrëveshje, por për të arritur një konsensus politik, për t'u fokusuar në Liban dhe për popullin libanez”, tha ai.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page