Napoli, Itali | Ai trullosi një shok qelie, i kafshoi gishtin, të cilin më pas e hëngri.
Protagonisti i aktit të kanibalizmit ishte një i burgosur nga Mali.
Gjithçka ndodhi në burgun Poxhioreale (Poggioreale) në Napoli.
“Gjykata vendosi për transferimin e tij, por asnjë nga ambientet psikiatrike të zonës nuk është në dispozicion për ta pritur”, njoftoi sindikata e USPP.
“Janë agjentët që kompensojnë këto mangësi – thonë presidenti Xhuzepe (Giuseppe) Moretti dhe sekretari nga Kampania Çiro Aurikio (Ciro Auricchio) - duke rrezikuar sulmet dhe ngacmimet e vazhdueshme të kryera nga të burgosurit me këto patologji çdo ditë, në një klimë tensioni total”.
Për më tepër, si sindikatë kemi denoncuar vazhdimisht edhe dështimin e Rems (Rezidenca për ekzekutimin e masave të sigurisë) e cila me mbylljen e Spitalit Psikiatrik Gjyqësor është dashur të kujdeset për të burgosurit që vuanin nga patologjitë psikiatrike.
Në Kampania ka pak vende dhe një listë të gjatë pritjeje, kështu që të burgosurit mbeten në burg pa mjete mbështetëse në vend që të kujdesen nga sistemi rajonal i shëndetit publik.
“Ne do ta sjellim këtë ndjenjë shqetësimi - përfundojnë dy sindikalistët - në vëmendjen e drejtuesve të departamenteve, si dhe të liderëve politikë”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments