top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HONDURASI U TËRHOQ NGA TRAKTATI 100-VJEÇAR I EKSTRADIMIT ME SHBA-ës | KRIMINELËT SHQIPTARË PO BËJNË GATI VALIXHET TË NISEN PËR NË HONDURAS: VETËM ATJE NUK I KAP DOT AMERIKA.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tegucigalpa, Honduras | Ministri i Jashtëm i Hondurasit Eduardo Enrikue (Enrique) Reina njoftoi përfundimin e traktatit të ekstradimit që vendi i Amerikës Qendrore kishte me Shtetet e Bashkuara për më shumë se njëqind vjet.

 

Njoftimi u bë në një letër drejtuar ambasadës amerikane në Tegucigalpa pasi ambasadorja amerikane në Honduras, Lora (Laura) Dogu, shprehu shqetësimin për një takim të fundit midis ministrit të mbrojtjes së Hondurasit, ish-presidentit Manuel Zalaja (Zelaya) dhe homologut të tij venezuelian, Vladimir Padrino López.

 

Jam i befasuar që ata takuan trafikantë droge”, i tha ambasadorja Dogu televizonit lokal, duke iu referuar Padrino López-it, i paditur për trafik droge në vitin 2020 nga drejtësia amerikane.

 

Pas komentit të ambasadorit, presidentja e Hondurasit dhe gruaja e z. Manuel Zelaia (Zelaya), Shiomara Kastro (Xiomara Castro), urdhëroi tërheqjen e menjëhershme dhe të njëanshme nga traktati i ekstradimit.

 

Ata sulmojnë, injorojnë dhe shkelin pa u ndëshkuar parimet dhe praktikat e së drejtës ndërkombëtare, të cilat promovojnë respektimin e sovranitetit dhe vetëvendosjes së popujve, mosndërhyrjen dhe paqen universale. Mjaft. Në bazë të Kushtetutës sonë dhe traktateve ndërkombëtare, unë kanë urdhëruar ministrin Reina të denoncojë traktatin e ekstradimit me Shtetet e Bashkuara”, shkroi znj. Kastro (Castro).

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page